Kush je ti o Albin Kurti?

Nëse Thaçin e dinim kush ishte dhe pse sillej në atë mënyrë, me ty nuk e kuptojmë.

Ti je i ndershëm, je i ditur, je i vuajtur, ti nuk duhej që sot te krijoje situata në mbrojtje të Vuçiç dhe autokracisë së tij lindore.

Nëse sot ka protesta në Beograd dhe gjithë opinioni publik atje po mundohet tja mbushë mendjen pjesës tjetër, asaj me të prapambetur, që Vuçiç duhet të ikë, e bashkë me të gjithë sistemi lindor i instaluar nga Moska.

Ti çfarë bën? Ti krijon premisat për diversion. Ti i jep oksigjen Vuçiç, që në këtë mënyrë mund të krijojë një armik të jashtëm për sllavët nacionaliste e orthodokse.

Sikur ti dhe VV mos kishit krijuar atë konflikt fallco në veri, sot në Beograd do flitej për dorëheqje të Vuçiç, për llogaridhënie të oligarkeve dhe bandave të krimit. Por jo! Sot atje flitet për Kosovën, flitet për armikun Perëndimor, e me radhë. Keshtu humbet çdo gjë.

Pse Albin?

Mos ka pasur të drejtë i ndjeri Kastriot Myftaraj për ty o Albin?

Kush je ti o Albin Kurti?

Shënim: Shumë nga VV e kanë etiketuar Edi Ramen si Esad Pashë, por harrojnë që me këtë sjellje, ata kanë një Haxhi Qamil në krye. Koha jote ka mbaruar Albin!

Latest articles

Related articles