Arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Padova të Italisë. Mësohet se shqiptari ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar në mungesë nga gjykata e Milanos për vjedhje dhe plagosje.

Mediat italiane shkruajnë se ai u kap gjatë një kontrolli policie kur ishte në makinë së bashku me partneren e tij 23-vjeçare, të cilën e braktisi pas në një tentativë për tu arratisur nga policia. Kur u pyet mbi 30-vjeçarin, e reja u shpreh se nuk dinte gjë për arsyen e arratisjes së tij.

Latest articles

Related articles