Pjesëtarë të Forcave Ajrore nga Krahu i 352-të i Operacioneve Speciale në Royal Airforce Mildenhall vizituan Tiranën të dielën për të kryer trajnimin për njohje e zonës. Avioni i tyre CV-22 Osprey kreu një ndalesë për furnizim përpara se të kthehej në bazë. CV-22 Osprey është një avion tiltrotor që kombinon cilësitë vertikale të ngritjes, fluturimit dhe uljes vertikale të një helikopteri me karakteristikat e distancës së gjatë, efikasitetin e karburantit dhe shpejtësinë e një avioni turboprop. Misioni i CV-22B është të kryejë misione të infiltrimit, eksfiltrimit dhe rifurnizimit me rreze të gjatë për forcat e operacioneve speciale.