Zbardhet dëshmia e Safet Gjicit, ish-kryebashkiakut të Kukësit, i cili u arrestua të shtunën për llogari të SPAK-ut.
Gjici deklaroi se është ndëshkuar për veprimet që ka bërë, ndërsa pretendon se nuk ka kryer shkelje ligjore.
“Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin.
Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore. Jam dakord me qëndrimin e avokatit”, ka theksuar ai.
ALMA
40-vjeçarja ka pretenduar se është viktima në këtë ngjarje.
“E xhirova videon pasi herën e parë kur e takova, ai më ngacmoi dhe vendosa ta filmoj në takimin e dytë”, tha ajo.
Në dalje, 40-vjeçarja nuk u është përgjigjur asnjë prej pyetjeve të gazetarëve.