“Do përveshim mëngët, për të ndërtuar një Greqi të fortë”, Mitsotakis: Do t’i qëndroj besnik detyrës time kombëtare, s’do toleroj sjellje arrogante

Kyriakos Mitsotakis nga Partia “Demokracia e Re”, në një deklaratë për mediat pas fitores gjithëpërfshirëse në zgjedhje, dha mesazhin për punë të palodhur dhe përshpejtim të reformave pa arrogancë.Ai u shpreh se populli grek i dha një mandat të fortë “Demokracisë së Re”. Më tej theksoi se rezultatet e dy garave zgjedhore nënkuptojnë fundin e toksicitetit dhe fillimin e epokës së stabilitetit, raporton “Protothema”.

Mitsotakis sqaroi se besimi i treguar nga qytetarët, do të thotë se ka një borxh më të rëndë për t’i shërbyer vetë Atdheut. “Unë do t’i qëndroj besnik detyrës time kombëtare, të punës së palodhur, nuk do të toleroj sjellje arrogante”, tha ai.

Duke folur për ushtrimin e qeverisjes, Mitsotakis tha se ka siguruar një shumicë të fortë me të cilën do të mund të vazhdojë menjëherë me reformat e nevojshme.

“Kur hodha hapat e para 20 vite më parë, nuk e kisha imagjinuar kurrë që sot do të isha përballë jush, duke pasur nderin dhe përgjegjësinë të zgjidhem kryeministër i pavarur për herë të dytë. Mundohem të mësoj nga gabimet e mia, dhe nuk do të kisha mundur ta bëja pa partnerët e mi. Faleminderit familjes sime që më ka mbajtur gjithmonë me ‘këmbë në tokë’. Sot do ta shijojmë për pak fitoren tonë, por që nesër në mëngjes do të përveshim përsëri mëngët për të ndërtuar së bashku një Greqi të fortë, me më shumë prosperitet dhe drejtësi”, tha ai.

Latest articles

Related articles