Dhunoi për vdekje mësuesin për një vend parkimi, Gjykata e Tiranës dënon me 15 vite ish-montazhierin e RTSH-së

Alban Menari, ish-monazhieri i RTSH-së është dënuar me 15 vite burg, paasi dhunoi një mësues për vdekje. Mësohet se Gjykata e Tiranës e ka dënuar Menarin me 15 vite heqje lirie, pasi ky i fundit rrahu brutalisht Nikolin Stakën pwr njw vend parkimi. Përpara togave të zeza, Meneri nuk e mohoi konfliktin.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 30 Korrikut të vitit të kaluar në rrugën “Sulejman Pitarka” në kryeqytet, ku autori fillimisht po debatonte me një grua. Shkak i debatit u bë një vend parkimi që Meneri pretendonte se e zotëronte dhe se ishte pronë e tij. Nikolin Staka me profesion mësues, ndërhyri në konflikt duke tentuar shuarjen e gjakrave. Meneri i ka kërkuar 56-vjeçarit Staka, të vinte poshtë për ta sqaruar. Sapo viktima ka zbritur, është goditur me grushta në fytyrë e qafë, ku pas disa orësh si pasojë e hemoragjisë së brendshme humbi dhe jetën.

Latest articles

Related articles