Të gjithë kanë të drejtë në PD, asnjë nuk e ka gabim – REDAKSIONALE

Në Partinë Demokratike të gjithë kanë të drejtë sipas interesit dhe këndvështrimit të tyre.

Ka të drejtë Berisha, Basha, Gaz Bardhi, Arben Ristani dhe të gjithë kolonelit e tjerë. Të gjithë kanë qeverisur pushtet në qeveri dhe parti. Kanë ndarë poste dhe ndere.

Vetëm kush e ka gabim nuk e gjejmë dot. Ia kanë lënë militantëve në rrjetet sociale ta gjejnë.

Por Gabimet nuk i pranon njeri. Dëmet që kanë bërë në qeveri, parti dhe në shoqëri nuk i njohin si të tilla.

Sali Berisha futi mikrobin e hajnisë në shtëpinë e tij dhe thotë se e bëra për ju. Të tjerët të pafuqishëm as nuk përmendin statutin siç bën Gaz Bardhi sot, në mungesë të librit të Shenjtë të demokratëve. Moralistët shikojnë Gabimet e të tjerëve në statut. Edhe djalli citon biblën për interesin e tij, thonë citatet në anglisht.

Asnjëri nuk thotë ku është Gabimi sepse të gjithë kanë të drejtë në PD. Edhe ata që janë gabim thonë se kemi të drejtë. E thotë statuti. E njihni ju statutin e Sali Berishës? E njihni besoj. Është i njëjti që ka përjashtuar mijëra njerëz në 3 dekada në parti. Herë me zhurmë e herë pa zhurmë. Herë me statut dhe herë pa statut.

Po Sali Berisha është si Papa nuk gabon kurrë në Parti. As në Statutin e Fred Rrushajt apo Belind Këlliçit. Jo më në statutin e Gaz Bardhi.

Latest articles

Related articles