SPAK ka nisur hetimin për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Prokuroria e Posaçme i ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një kopje të formularit të vetëdeklarimit të kryebashkikut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari. SPAK po e heton për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”.
Në muajin mars të 2023, kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, reagoi pas disa akuzave dhe lajmeve që tregonin se ai është dënuar në Greqi. Ai shprehej se nuk ka qenë në dijeni të këtij vendimi.