Mashtrimi i Edi Ramës, nuk ka asnjë vendim shkarkimi për maniakun Safet Gjici

Qeveria e Edi Ramës mashtroi hapur dhe në mënyrë skandaloze opinionin publik, kur deklaroi javën e kaluar se ka vendosur shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, pas publikimit të një videoje me elementë pornografie, të realizuar në zyrën e këtij të fundit. Mesditën e së Premtes së 16 Qershorit 2023, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, në emër të kryeministrit Rama, deklaroi se “qeveria sapo ka vendosur shkarkimin nga detyra të Safet Gjicit”.

Ky qëndrim i qeverisë vinte vetëm pak orë, pasi vetë Gjici kishte njoftuar dorëheqjen nga posti, si një veprim në emër të moralit dhe etikës. Por, të dhënat zyrtare tregojnë se Rama dhe qeveria e tij nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret për shkarkimin nga detyra të Safet Gjicit, megjithëse kabineti i tij nxitoi të njoftonte qytetarët për masën e rëndë që, siç u tha, u vendos ndaj kryebashkiakut të Kukësit.

Sipas asaj që deklaroi ministrja Ibrahimaj, vendimi i qeverisë për Safet Gjicin u mor në mbledhjen e 16 Qershorit. Por në fletoren zyrtare të vendimeve të kësaj dite nuk ka asnjë vendim.
GIJOTINA
Fillimi Fact-Checking & Analize
Mashtrimi i Edi Ramës, nuk ka asnjë vendim shkarkimi për hamshorin Safet Gjici
14:34 – 23/06/23 Kohë leximi: 4 min
A A
Mashtrimi i Edi Ramës, nuk ka asnjë vendim shkarkimi për hamshorin Safet Gjici
Qeveria e Edi Ramës mashtroi hapur dhe në mënyrë skandaloze opinionin publik, kur deklaroi javën e kaluar se ka vendosur shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, pas publikimit të një videoje me elementë pornografie, të realizuar në zyrën e këtij të fundit. Mesditën e së Premtes së 16 Qershorit 2023, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, në emër të kryeministrit Rama, deklaroi se “qeveria sapo ka vendosur shkarkimin nga detyra të Safet Gjicit”.

Ky qëndrim i qeverisë vinte vetëm pak orë, pasi vetë Gjici kishte njoftuar dorëheqjen nga posti, si një veprim në emër të moralit dhe etikës. Por, të dhënat zyrtare tregojnë se Rama dhe qeveria e tij nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret për shkarkimin nga detyra të Safet Gjicit, megjithëse kabineti i tij nxitoi të njoftonte qytetarët për masën e rëndë që, siç u tha, u vendos ndaj kryebashkiakut të Kukësit.

Sipas asaj që deklaroi ministrja Ibrahimaj, vendimi i qeverisë për Safet Gjicin u mor në mbledhjen e 16 Qershorit. “Gijotina” verifikoi të dhënat në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Ministrave dhe nuk rezultonte të ishte marrë një vendim i tillë.

Diçitura: Qeveria nuk ka publikuar asnjë vendim për Safet Gjicin
Po ashtu, këtë të Mërkurë, u botua Fletorja Zyrtare e radhës. Edhe këtu, nuk ka asnjë shenjë të vendimi të qeverisë për shkarkimin e Safet Gjicit. Vendimet e shkarkimit kanë efekt të menjëhershëm dhe botimi i tyre në një kohë sa më të shpejtë është domosdoshmëri. Kështu ndodhi me shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, i arrestuar nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin në atë rast dhe ai vendim u publikua menjëherë në faqen e kryeministrisë, si edhe në Fletoren Zyrtare.Por diçka e tillë nuk ka ndodhur me rastin e Safet Gjicit.

Diçitura: Në Fletoren Zyrtare dt. 21 qershor 2023 nuk ka asnjë vendim për Safet Gjicin

Për çfarë ishte i nevojshëm ky mashtrim, kur Gjici dha vetë dorëheqjen? Duket qartë se Edi Ramës i mbetën “gjylet” e skandalit të Safetit në dorë dhe tentoi t’i hidhte menjëherë mënjanë, duke përdorur duart e ministres Ibrahimaj. Por, a mund ta shkarkonte Rama, Safet Gjicin? Dhe nëse po, cilat do të ishin pasojat?

Ligji për “vetëqeverisjen vendore”, në nenin 62 të tij, parashikon rastet kur Këshilli i Ministrave mund të shkarkojë kryetarin e Bashkisë. Këto raste janë; 1. Kur kryetari i bashkisë dënohet me vendim të formës së prerë. 2. Kur kryetari i bashkisë kryen shkelje të rënda të Kushtetutës dhe të ligjit. 3. Kur kryetari i bashkisë nuk paraqitet në punë për më shumë se 3 muaj.

I marrim me radhë këto elementë;

Safet Gjici është paraqitur rregullisht në detyrë, madje ai sapo mori mandatin e radhës në krye të Bashkisë së Kukësit. Pra, ai nuk mund të shkarkohej për këtë elemen.

Safet Gjici nuk rezulton të jetë i dënuar me një vendim të formës së prerë, pasi ndaj tij, deri më tani, nuk ka pasur as ndonjë hetim dhe aq më tepër dënim penal.

Atëherë, mbetej që Safet Gjici të shkarkohej për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të ligjit.

Latest articles

Related articles