Arrestohen 13 efektivë të policisë së Shkodrës (EMRAT)

Valë arrestimesh në policinë e Shkodrës. Shkak është bërë zbulimi i disa parcelave me kanabis dhe lejimi që i kanë bërë efektivët e policisë këtyre parcelave.

NJOFTIMI

Drejtoria e Hetimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Drejtorinë e AMP pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal ndaj punonjësve të Policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si më poshtë vijon:

– Masa e sigurimit personal “Arrest në Shtëpi” për punonjësin e policisë Komisar Pëllumb Shpati, aktualisht me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.

– Masën e sigurimit personal “Arrest në Shtëpi” për punonjësin e policisë Inspektor Taulant Kurtaj, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë Drejtues, Hajri Kushe, aktualisht me detyrë Zv. Drejtor për Hetimin e Krimeve në DVP Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë KryeKomisar Asllan Shytaj., aktualisht me detyrë Shef Rendi në DVP Tiranë (në kohën e ngjarjes ka mbajtur detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Shkodër), i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e Policisë, Komisar Dedim Gjeta., aktualisht me detyrë Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Komisar Ilir Hasaj, aktualisht me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Arben Memaj., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist I Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin Arben Dekovi, me detyrë Shef i Sektorit për Hetimin pranë Drejtorisë së AMP (Rajoni Shkodër), i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Vehbi Nase, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Gjin Guri, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Nazbi Beqiri, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Sokol Pjetri., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Ardis Çoçja, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

Masat e sigurimit personal u ekzekutuan, pasi nga hetimet disa mujore të zhvilluara nga AMP në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Shkodër, janë administruar prova dhe fakte, ku provohet se punonjësit e policisë të mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprime dhe mosveprime, duke abuzuar me kompetencat që ju jep detyra funksionale, kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke krijuar kështu kushte të favorshme për largimin e tyre.

Latest articles

Related articles