Një pikë për transferte parash është grabitur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë nga një autor ende i paidentifikuar. Raportohet se janë vjedhur rreth 30 mijë euro sipas punëtorit të Exhange-it.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës se Re në Tiranë. Autori i maskuar pas vjedhjes është larguar me biçikletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.