Kush është Agron Gjekmarkaj?

Pjesa e parë.

Në 2005 Preç Zogaj solli në Tiranë, në PD një “krisht” që kishte shkuar në Romë për të studiuar Ismail Kadarenë. Alegoria Agron Gjekmarkaj. Po, pikërisht ai që përbuz anëtarët e Partisë Demokratike, anëtarët e kryesisë apo këshillit kombëtar duke e paraqitur veten superior, ndërsa të tjerët si inferiorë, intelektualisht e moralisht, madje në emër të civilizimit që kurrë se kuptoi në thelb. Ky është deluzioni i tij, bota paralele ku ai jeton, pasi një krijesë e tillë nuk ka si të jetë superior në asnjë drejtim e dimension.

Goni nuk është intelektual si përshembull Giuliano Ferrara apo Marcello Pera. Të ishte intelektual nuk sillej siç sillet, intelektuali ka mendim, jo gulçima.

Goni nuk ka bërë asnjë punë intelektuale, libër, studim, botim, nuk e dimë nëse ka shkruar ndonjë gjësend. Pra si çdo mediokër, edhe ky, përpiqet të maskohet si intelektual me qëllim për të fshehur të vërtetën e të qenit bosh.

Goni duhet t’i jetë mirënjohës mëshirës katolike të priftërinjve të cilët mund ta kenë ndihmuar për tu shkolluar, siç e ka traditë Kisha jonë e mirë dhe e mëshirshme e cila në emër të mëshirës së krishterë, u jep një dorë e një përkrahje të sëmurëve, të varfërve dhe atyre që janë askushi në jetën tokësore.

Moralisht Goni është mosmirnjohës. E mosmirënjohja është anti-civilizim, është pika më kulmore e anti-civilizimit. Mosmirënjohja përçmohet edhe nga feja katolike e nëse Kisha do të mundej të shprehej për një tip si Goni, pa dyshim do ta konsideronte mëkatar pagan të pagdhendur i cili megjithë ndihmën baritore ai nuk ka arritur ta përbrendësojë virtytin e krishterë.

Pasi mori votat nga demokratët e qarkut të Lezhës, ai jo që nuk u angazhua një ditë të vetme, jo vetëm që nuk shkoi të takonte demokratët që e kanë mbështetur dhe kanë pritur prej tij, jo vetëm që nuk adreson në parlament problematkat e qarkut të Lezhës por ai guxon dhe fyen. Kjo quhet mungesë e civilizimit. Të mos kryesh detyrën e të mos meritosh mandatimin me votë, quhet mungesë e civilizimit.

Si servil, Goni spikat, dallon dhe është kampion. Në janar të vjetit 2022, Agron Gjekmarkaj deklaronte se Lulzim Basha është burrë trim, sypatrembur, vizionar, perendimor e më the të thashë. Sepse Lulzim Basha në atë kohë ishte shefi, bosi, lideri, ishte ai që vendoste e firmoste.

Kur mendoi se shefi është dobësuar dhe ska çfarë përfiton më prej tij, servili i thinjur Goni deklaroi dorëheqjen në emër të mendimit intelektual. U dorëhoq nga nënkryetar i PD por kur dha dorëheqjen nga nënkryetar i PD, si rregull duhet të dorëhiqej edhe nga nënkryetar i parlamentit sepse ashtu e kërkon ligji. Mirëpo mbeti nënkryetar i Kuvendit që të mbante një zyrë, ndonjë makinë, ndonjë dietë e ndonjë udhëtim jashtë Shqipërisë me paratë e shtetit. Intelektuali Goni, qelepirxhi i nivelit të akademiks, jeton për pak naftë, disa udhëtime, pak dieta, ndonjë kofshë pule e ndonjë shishe raki.

U tentua të përdorej përfaqësimi me kuotë fetare duke ruajtur traditën e përfaqësimit fetar në parti, prandaj PD e gradoi Gonin nënkryetar për katolikët. Problemi ishte se PD-ia doli huq, pasi nuk e kuptoi se qendra e katolikëve është Shkodra. Në Shkodër kanë jetuar dhe jetojnë katolikët e pasur e të kulturuar, borgjezia dhe elita intelektuale katolike.

Ai tenton të imitojë katolikët e kulturuar por imitimi nuk të jep primat intelektual e kulturor. Prandaj mund të thuhet se ka qenë zgjedhja e gabuar edhe si kuotë fetare. PD-së i duhen katolikët e kulturuar, humanë, jo njerëz të vegjël e të cilët përfaqësojnë më të mirën e atij botëkuptimit të botës së madhe e të mrekullueshme katolike.

Goni zgjohet në mëngjes dhe ia ha mendja se mundet të poshtërojë duke e fyer, partinë që e ka respektuar, promovuar, kandiduar dhe mbështetur, më shumë sesa ka merituar Goni.

Partia Demokratike, ndoshta pa vetëdijshëm ka imituar Kishën Katolike, ka marrë dikë i cili është askushi në jetën politike, e ka zgjedhur deputet dhe nënkryetar të Parlamentit. Kishës i takon ta bëjë sepse ky është roli i saj, të përfaqësojë në tokë atributet e të lumit Jezu Krisht. Kurse PD-ja duhet të ketë kujdes sepse detyra e saj është të forcohet e të fitojë zgjedhjet, prandaj nuk mundet të promovojë askënd për mëshirë por duhet të  individë që ia shtojnë vlerën politike, morale e intelektuale si parti.

Latest articles

Related articles