Çelet zyrtarisht gara për kreun e Partisë Demokratike

Gara zyrtare për kreun e Partisë Demokratike është çelur ditën e sotme. Deri më 27 korrik do të mbahet fushata elektorale në PD, ku kandidatë janë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.

Mësohet se kjo fushatë elektorale do të vazhdojë në dy paralele, e para do të jetë takimet dhe debatet publike me praninë e medias dhe livestream dhe e dyta do të jenë takimet individuale të kandidatëve në 71 degë. Gjithsej gjatë kësaj kohe do të ketë rreth 6 debate mes Bashës dhe Hanit, përballë njëri-tjetrit për rindërtimin e PD dhe opozitës.

Gergj Hani, një i përndjekur politik, me integritet dhe reputacion ka marrë përsipër ti japë zë shtresës së tij dje gjithë demokratët që besojnë tek djathta.

Lulzim Basha, një politikan i moderuar, me peshën e ish kryetarit, premton nië ndarje nga e kaluara që i jep fund tranzicionit politik, duke propozuar një Arkitekturë të re Kushtetuese dhe vokacionin maxhoritar të PD.

Latest articles

Related articles