Rama, Albini dhe Vuçiçi – tre politikanë që kanë parasysh interesat e tyre elektorale

Sebastian Zonja

Albin Kurti është i ndritur, Edi Rama është i zi.
Edi Rama është me këmbë në tokë, Albin Kurti është delirant.
Albin Kurti e ka gabim, Edi Rama e ka mirë.
Albini dhe Vuçiçi e kanë të dy gabim. Rama e ka mirë.
Rama dhe Vuçiçi e kanë gabim. Albini e ka mirë.
Gjermanët dhe amerikanët janë gabim, Albini e ka mirë.
Albini e ka gabim, gjermanët dhe amerikanët e kanë mirë.
Po bëhet një muaj nga situata e tensionuar në veri dhe shumë argumente janë se sa praktik është Edi Rama, sa gjenial është Albin Kurti dhe sa i rrezikshëm është Aleksandër Vuçiçi.
Rama, Albini dhe Vuçiçi janë që të tre politikanë që kanë parasysh interesat e tyre elektorale, shtetërore dhe kombëtare.
Nëse do t’i merrnim me radhë këto tre pika – interesin elektoral, shtetëror dhe kombëtar – do shohim se Edi Rama ka hyrë si pykë në mes të një muhabeti që s’i takon. Cili është interesi kombëtar i Ramës?
Kurti nuk u kuptua se çfarë ka arritur pas gjithë kësaj zallamahie. Përshpejtoi procesin e arrestimit të disa personave që amerikanët po i shpallnin non – grata, e mbron me argumentin se po demokratizoj veriun, por gjithë kjo me barrën e zbehjes së besimit të aleatëve në tavolinën e diskutimeve.
Cili është interesi shtetëror i Kosovës në këtë rast?
Aleksandër Vuçiçi, sipas analistëve të ndryshëm serbë, në këtë rast, kishte një arsye të drejtëpërdrejtë elektorale: u mundua ta kapitalizonte veriun për të hequr vëmendjen nga protestat masive në Beograd, por nuk ja ka dalë dot.

Latest articles

Related articles