“Partinë e kanë në”zemër, por, pasi punojnë kundër saj, e duan në pushtet” !

Edhe mund të mos bëhen komente e analiza për disa deputet e ish deputet, që çdo ditë shfaqen në ekrane televizionesh e flasin në emër të PD, e pasi kanë punuar kundër saj për zgjedhjet parlamentare të 2021 dhe zgjedhjet e vetëqeverisjes vendore të majit 2023 e kritikojnë pse nuk është fituese.

Murrizi më 2021 dhe disa deputet e ish deputet në prag të zgjedhjeve parlamentare krijuan edhe parti e konkuruan më vete, duke marrë rreth 35 mijë vota e barabartë me 3-4 deputet, por pas zgjedhjeve shigjetat i dërguan te “humbësi Basha”.

Aq të pa ditur shfaqen, sa nuk e kuptojnë, se me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, partia aleate LSI, duke mos u “shkrirë” në listën elektorale të PD, humbi 7-8 deputet në qarqet ku ajo kishte elektorat të mjaftueshëm, por, nuk mund të bëhej fituese. Por edhe ai subjekt, LSI, “shigjetat e humbjes” i dërgoi kundër Bashës !

Edhe në zgjedhjet për vetëqeverisjen vendore në maj 2023 kryesia ekzekutive e PD dhe deputetët që tani janë edhe kundër procesit zgjedhor të partisë, nuk e udhëhoqën fushatën zgjedhore, bën fushatë për kandidatët e subjektit elektoral “Bashkë Fitojmë”, madje dolën kundër kandidatëve që vendosi kryesia e PD, por, pas zgjedhjeve, vazhdojnë “avazin” e kritikës, sepse e duan me “zemër” partinë, dhe nuk kanë as aftësinë të analizojnë, pse mori aq pak vota për Parlamenti e Bashkive subjekti “Bashkë Fitojmë”, e cila mori rreth 250 këshillarë, por i referohohen shifrës së kandidatëve për kryetar bashkie me rreth 500 mij vota, për të cilët votuan të gjithë deputetët e ish deputetët kritikë, edhe votuesit e të gjitha partive opozitare të Partisë Agrare që në këto zgjedhje morën rreth 50 mijë vota, votuan republikanët, legalistët, ballistët e zogistët, të Bindjes Demokratike dhe partitë e koalicionit më të madh opozitar, si e deklaroi vetë Berisha.

Pas zgjedhjeve edhe Rudina (Hajdari) që e mbështeti Berishën kërkon me “gjysëm zeri” largimin e Berishës, ndërsa Dashi (Sula) që punoi dhe e deklaron me krenari se punoi kundër kandidatëve të PD, kërkon mos kandidimin e Bashës !

Tani nuk përbën më aspak përshtypje që edhe grupi i deputetëve të PD, që nuk e dëshirojnë kandidimin e Bashës, dhe është e drejta e tyre, nuk marin pjesë as në forumet e PD, dhe as nxjerrin një kandidatë, për ta sfiduar Bashën.

Me mendimin naiv mundohen të ndikojnë te ata që i besojnë PD, dhe zgjedhjet treguan se nuk janë pak, edhe pse pa “kokë udhëheqëse”, morën mbi 100 mijë vota dhe sa gjysma e këshillarëve të subjektit elektoral Bashkë Fitojmë.

Duket sikur thonë, ne PD e kemi në “zemër”, pavarësishtë se punojnë kundër saj, nuk e duan as Berishën as Bashën, por nuk kanë kurajo t’i sfidojnë duke ikonkuruar, prandaj vegjetojnë duke afirmuar, se nuk mund të merren me politikë, si art i veprimit dhe arritjes se të “pamundurës”.

Absurdi i mendimit politik të kësaj kategorie është tog fjalshi, “duam bashkim”, pa Berishën dhe pa Bashën! Elmaz Sherifi

Latest articles

Related articles