Fallxhorja mashtronte qytetarët duke pretenduar se parashikonte të ardhmen

Elena Muhaxhiri është vënë sot (22 qershor) në prangat e policisë së Fushë-Krujës si e shpallur në kërkim për mashtrim.

43-vjeçarja pretendonte se parashikonte te ardhmen, e për këtë u zhvaste klientëve të saj të shumtë, sende me vlerë e para.

Me anë të operacionit policor të koduar “Streha”, Elena Mahaxhiri është kapur dhe është ndaluar nga polica e Krujës.

Gjykata e Apelit në Tiranë e ka dënuar 43-vjeçaren me 2 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, duke i premtuar se mund t’i parashikonte të ardhmen.

43-vjeçarja ka qenë e dënuar edhe në vitin 2013, por ende nuk dihet nëse ka qenë e dënuar për të njëjtën akuzë.

Latest articles

Related articles