Aksident në Durrës, pedagogia e 22-vjeçares prek me statusin e saj: Ta morën jetën teksa ktheheshe nga puna

Pedagogia e 22-vjeçares që humbi jetën ditën e djeshme nga një aksident në Durrës ka reaguar në lidhje me lajmin e trishtë. Me anë të një postimi në Facebook, Eva Allushi shkruan se 22-vjeçarja Erisa Aliaj përveçse studionte, edhe punonte. Sipas saj në kohën kur ka pësuar aksidentin, 22-vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna.

Postimi i Plotë:

Erisa po pse ike kaq shpejt moj zemer?! Po ti ishe si drite. Ndricoje ne grup e ne fakultet. Nuk e dije ti qe jeta ne kete vend nuk vlen fare?! Nuk ta kishim thene as ne, pedagoget e tu. Po ti nuk kishe kohe te merreshe me keto. Ti i kishe dale jetes tende per zot. Studioje e punoje o shpirt. E kishe zgjedhur dhe temen e diplomes per te drejtat e femijeve perballe abuzimit te medias. Do te kishe qene nje profesioniste e zonja shume. Po nuk te lane. Nuk zgjodhe te ikje. Ta moren jeten teksa ktheheshe nga puna moj zemer. Na trondite shume te gjitheve ne, profesoreve e shokeve te tu. Nuk desha ta lexoja ate lajm qe bente fjale per nje 22 vjecare ne Durres, po zemra e ndjeu teksa mendova per studentet e mi. Nuk e mbylle dot as diplomen e as masterin. Pate jete te shkurter, po plot dinjitet. Te prehesh ne paqe! Ndricofsh si yll nga lart per familjen tende, miqte e shoket.

Latest articles

Related articles