Nëndetësja turistike e zhdukur lëshon sinjale në fund të Oqeanit

Ekipet që po kërkojnë për nëndetësen Titan të zhdukur dëgjuan tinguj çdo 30 minuta të martën. Katër orë më vonë, pasi u vendosën pajisje shtesë sonar, tingujt mund të dëgjoheshin ende.

Kjo është raportuar nga CNN, duke cituar një memorandum të brendshëm nga qeveria e SHBA-së.

Është e paqartë se kur u dëgjua zhurma ose për sa kohë, sipas memorandumit. “Janë dëgjuar reagime shtesë akustike, të cilat do të ndihmojnë në drejtimin e aseteve sipërfaqësore dhe do të tregojnë se mund të ketë të mbijetuar”, thuhet në memorandunin e qeverisë amerikane.

Latest articles

Related articles