Lita: Qeveria dëshiron të rinegociojë marrëveshjen me MEK. Ata janë edhe të trajnuar ushtarakisht


Nga Siklajda Shorja

Kontrollet në fjalë sollën reagimin e ashpër të banorëve të këtij kampi, të cilët u përplasën me forcat e rendit, ndërsa 15 efektivë u plagosën, po ashtu edhe nga radhët e muxhahedinëve.

Lidhur me këtë ngjarje, gazetari Lavdrim Lita në një intervistë për “Ora Neës” u shpreh se pas asaj që ndodhi një ditë më parë në kampin e Manzës Qeveria shqiptare dëshiron të rinegociojë marrëveshjen me muxhahedinët.

Unë mendoj se Qeveria shqiptare po shkon drejt një rinegociimi të marrëveshjes me muxhahedinët.

Dhe i gjithë ai spektakël me dronë dhe kamera ishte një nevoje diplomatike për të rinegociuar çështjen.

Sigurisht nga plani operacional dihej se do kishte probleme, pasi dihet që ata persona janë edhe të trajnuar ushtarakisht dhe dinë si të veprojnë në raste të tilla.

Dhe sigurisht që SPAK apo institucione të tjera të zbatimit të ligjit kanë pasur dyshime për aktivitet të paligjshëm brenda Manzës, sepse mendohet se ka pasur servera nga të cilët mund të ketë pasur sulme ndaj Iranit apo vendeve të tjera, sulme që niseshin nga Manza. Ka pasur ankesa të ngjashme që nga Manza niseshin sulme ndaj vendeve të treta.

Sigurisht që ne nuk kemi laboratorë aq të fuqishëm për të dëshfruar kodet e përdorura që mund të kërkojnë më shumë kohë për zbardhjen e tyre. Por sigurisht që Shqipëria është në të drejtën e saj për të
shtruar kontrolle të ngjashme

Latest articles

Related articles