Zekthi: Mbledhja e Këshillit të PD-së, legjitime! Akuzat, janë të pabaza. Koha e politikës së konfliktit të marrë fund

Fitim Zekthi, anëtar i Kryesisë së PD-së zyrtare partie ka folur me moderatoren e Ora News, Siklajda Shorja lidhur me vendimet e sotme të Këshillit kombëtar si edhe detaje lidhur me mbledhjen e Kryesisë së PD në 29 korrik.

Zekthi tha se mbledhja plotëson të gjitha kushtet e partisë si dhe është aprovuar nga shumica. Më tej ai tha se përpjekjet për ta bojkotuar at janë spërdredhje të panevojshme pa asnjë bazë ligjore.“Kam dëgjuar shumë akuza të cilat nuk na çojnë asgjëkundi. Janë akuza irracionale.

Është koha që politika e inateve dhe konflikteve, apo e interesave personale të marrë fund, pasi nuk na çon askund.Këshilli Kombëtar funksionon se duhet të ketë 150 anëtarë, por ai sot ka më shumë se kaq. Ndaj pretendimi i tyre se Këshilli nuk është i ligjshëm është i pavërtetë dhe i pabazuar në asnjë shifër dhe të dhëna”, u shpreh ndër të tjera anëtari i Kryesisë së PD-së, Fitim Zekthi.

Latest articles

Related articles