Studentët e Fakultetit të Mjekësisë protestë kundër Punësimit me Detyrim

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë do të protestojnë sot në orën 11:00 përpara Rektoratit të UMT-së. Ata kundërshtojnë diskutimet mes rektorit Gjata, ministrave Kushi dhe Manastirliu, për të lidhur kontratë pune pas përfundimit të studimeve.

Studentët janë kundër punësimit me detyrim aty ku e cakton ministria dhe kërkojnë liri në zgjedhjet e tyre.

Disa ditë më parë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, prof. Arben Gjata Rektor i UMT dhe prof. Xheladin Draçini, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, zhvilluan një takim të parë konsultativ me studentë të Fakultetit të Mjekësisë, me qëllim punësimin dhe kontributin e tyre në atdhe pas përfundimit të studimeve, për një periudhë të caktuar kohore.

Latest articles

Related articles