S’ka shpëtim nga ligji! Andrew Tate akuzohet për përdhunim dhe trafikim njerëzor në Rumani

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Andrew Tate është akuzuar në Rumani për përdhunim, trafikim njerëzor dhe formim të një grupi krimi të organizuar për të shfrytëzuar seksualisht gratë.

Vëllai i tij Tristan dhe dy bashkëpunëtorët e tij janë gjithashtu të akuzuar, raporton ‘BBC’.

Vëllezërit Tate u arrestuan për herë të parë në shtëpinë e tyre në Bukuresht në vitin 2022. Më 31 mars, ata u zhvendosën nga paraburgimi në arrest shtëpiak pas një vendimi të një gjykatësi rumun.

Aktakuza e depozituar në gjykatën e Bukureshtit thotë se katër të pandehurit formuan një grup të organizuar kriminal në vitin 2021 për të kryer trafikim njerëzor në Rumani, por edhe në vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Aty përmenden shtatë viktima të supozuara për të cilat thotë se ishin rekrutuar nga vëllezërit Tate përmes premtimeve të rreme për dashuri dhe martesë.

Gjyqi për vëllezërit Tate pritet të zgjasë disa vite.

Latest articles

Related articles