Kur Sali Berisha nisi foltoren e tij, një ndër akuzat që ngriti ai, ishte se Lulzim Basha u shit, sepse e njohu rezultatin e 25 prillit 2021. Basha, sipas tyre, nuk duhet të njihte zgjedhjet e vjedhura nga Edvin Kristaq Rama i drogës por duhet të deklaronte se nuk i njeh e të thërriste protesta.
Sot, Bardh Spahia, njeh zgjedhjet e 14 majit, pret Benet Becin në zyrë, bisedon me të dhe ia dorëzon pushtetin paqësisht.
Sot njerëzit pyesin Sali Berishën: meqë pranimin i rezultatit e pate shpallur shitje të Bashës tek Rama, a je shitur sot tek Rama që po pranon rezultatet e nuk po proteston? Pse po e pranon rezultatin? Pse nuk po thërret protesta? Meqenëse mungesën e protestave për rezultatin e zgjedhjeve, na e pate paraqitur si provë të shitjes te Rama?
Sali Berisha ose duhet të pranojë se është shitur, ose duhet t’i kërkojë falje Lulzin Bashës për akuzë të pabazë dhe shpifje.