Sot mblidhet Këshilli Kombëtar i PD

Zgjedhja e kryetarit të ri të Partisë Demokratike ka marrë drejtim.

Në një kohë që kryesia ka vendosur të thërrasë sot mbledhjen e Këshillit Kombëtar për konstituimin e Komisionit Zgjedhor, 17 deputetë të PD-së kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë, për verifikimin e listës së anëtarëve të këshillit dhe të listës së zgjedhësve të cilët do të votojnë për kreun e ri të demokratëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se dje (19 qershor) se mbledhja që pritet të mbahet sot nga Këshilli Kombëtar i PD-së është ilegjitime dhe e papranueshme për shkak se anëtarët e kryesisë që e kanë njoftuar, kanë vepruar në kundërshtim me statutin duke shkelur kompetencat e tij si Sekretar i Përgjithshëm i partisë.

Pas 18 muajsh pa kryetar dhe në kaos organizativ përshkak edhe të Gaz Bardhit, partia ka vendosur të mos presë më juristët deputetë.

PD sakaq ka përcaktuar 12 kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për zgjedhjet e 29 korrikut, të lidhura me angazhimin politik në parti, integritetin moral dhe aftësitë organizative.

Latest articles

Related articles