Ishte shtruar në spitalin e burgut, ndërron jetë një i dënuar për vrasje

Një i dënuar për vrasje ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e burgjeve.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se i dënuari Adem Tale nga Kukësi ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardio-respirator.

80 vjeçari ishte shtruar në spital me datë 6 Qershor. Ai ishte dënuar me 35 vjet për vrasje.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:

Sot me datë 18.06.2023, në Spitalin e Burgjeve në orën 09:10 si pasojë e arrestit kardio-respirator, ka ndërruar jete në Reanimacionin e Qëndrës Spitalore të Burgjeve i dënuari Adem Tale, i datëlindjes 1943, lindur e banues në Kukës!

Latest articles

Related articles