Biberaj: Rama rrëzohet për tre muaj me protesta, Berisha rrethohet nga njerëz të dështuar

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Berishës, Aleksandër Biberaj ka deklaruar se rezultati i dobët i zgjedhjeve të 14 majit i atribuohet disa dështimeve, mes të cilave manipulimi i bërë nga qeveria dhe përçarja e opozitës e pamundësia për të arritur të krijohej një pol politik të rëndësishëm

Aleksandër Biberaj: Nuk arritëm të krijojmë një frymë ndryshimi dhe revolucioni demokratik. Foltorja ishte një grup i izoluar dhe nuk e hapi lojën, Berisha sot rrethohet nga një koracë e disa personave të dështuar e të konsumuar nga pushteti.

Aleksandër Biberaj: Sot nuk dalin më njerëzit në protestë. Ne nuk kemi nevojë të protestojmë me tullumbace e trëndafila. Protesta është për të arritur një objektiv. Kishte kohë e mundësi opozita, pse nuk e bëri nuk e di atë e di vetëm lidershipi se ato i marrin vendimet.
Kemi degradim të besimit të demokratëve në lidershipin e partisë. PD ka nevojë për një garë e një lider të ri. Rama rrëzohet për tre muaj me protesta, pra protesta jo xhiro në Bulevard. Rrethohet Kryeministria e nuk largohet deri në largimin e tij.

Latest articles

Related articles