Shuhet shkrimtari Naum Prifti – një kontributor i Letërsisë shqipe

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare shkrimtari Naum Prifti. Lajmi është publikuar nga miqtë e tij në rrjetet sociale. Shkrimtari ka ndërruar jetë në SHBA, ku jetonte vitet e fundit.

Naum Prifti u shfaq si shkrimtar në të njëjtën kohë me “Brezin 1960”, I. Kadarenë, D. Agollin, F. Arapin e Dh. Qiriazin. U shqua si prozator, sidomos në nënllojet e shkurtra: tregime e novela, ku la gjurmë të rëndësishme krijuese në historinë e letërsisë. Disa prej tyre (Litari i zjarrtë, Çezma e floririt) janë pjesë e fondit më cilësor të tregimit shqiptar. Shkroi disa drama, të cilat u vunë në skenë nga disa trupa profesioniste teatrore. Drama “Rrethimi i bardhë” u qortua zyrtarisht për aluzione politike dhe sidomos për mungesë besimi tek veprimi politik. Pavarësisht këtyre qortimeve, Naum Prifti shkroi rishtas, gjithnjë besnik në këto dy lloje të letërsisë. Në vitet 70 e vijim shkroi skenarë për filma artistikë dhe letërsi për fëmijë, si dhe përktheu vepra nga letërsia botërore.

Krijimtaria e tij letrare është e larmishme dhe shtrihet në disa gjini: tregime, drama, komedi, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë, etj.
Janë thuajse 100 vepra letrare, më shumë se vite jete dhe dyfishi i një gjysmëshekulli krijimtarie. Mijëra e mijëra faqe të shkruara me dorë, të shtypura me makinë të thjeshtë shkrimi, dhe të hedhura në kompjuterin e ditëve tona, qindra e qindra analiza, diskutime, letërkëmbime, biseda, që mund t’i quash pa frikë-publicistikë, për nga idea dhe mesazhi që mbartin dhe përcjellin.

Biografia dhe veprat e shkrimtarit Naum Prifti

Naum Prifti u lind në Rehovë të Kolonjës, në 7 Mars 1932 ku ka kryer shkollën fillore. Më pas, në Ersekë, atë 8-të vjeçare. Në 1953, mbaron Politeknikumin Mjekësor në Tiranë. Punon një vit si ndihmës mjek në Sanatoriumin e Korçës. I pasionuar pas letërsisë, vazhdon studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Gjatë viteve 1954-1960 ka shërbyer si redaktor në revistën Hosteni. Ndërsa nga 1960-67 si redaktor në revistën “Ylli”. Më pas ka punuar si arsimtar nga 1967-70 në Divjakë të Lushnjes. Në 1970-72 ka pasur përgjegjësinë si redaktor përgjegjës për buletinin “Skena e fëmijëve”, pranë Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, Tiranë dhe si inspektor teatri në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës gjatë 1974-76. Në këto vite ka shërbyer edhe si pedagog i jashtëm për Letërsinë Shqipe në Universitetin e Tiranës.

Në vitin 1991, emigron në Amerikë (New York), ku vazhdon të japë ndihmesën e tij për komunitetin shqiptar këtu dhe për Letërsinë Shqipe. Në vitin 1995, zgjidhet sekretar i Federatës Panshqiptare Vatra, detyrë që e ka edhe sot. Me krijimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë e zgjedhin kryetar të saj. Ka fituar shumë çmime për veprat letrare si vëllime me tregime, novela, letërsi për fëmijë, humor dhe skenarë filmash.

Në vitin 2001 nderohet nga Ministria e Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarëve me çmimin: “Penda e Argjendë”, për vëllimin me legjenda “Nëna e Diellit”. Çmimin “Penda e Artë” për vëllimin me tregime dhe skica humoristike “As Miço, As Muço” nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptare-Amerikane, New York, 2003. Për punën e tij të gjatë, të vazhdueshme letrare dhe me nivel artistik, është Dekoruar nga Kuvendi Popullor me Medaljen e Punës dhe “Urdhrin Naim Frashëri klasi ll-të”.Krijimtaria e tij letrare është e larmishme dhe shtrihet në disa gjini : tregime, drama, komedi, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë, etj. Janë thuajse 100 vepra letrare, më shumë se vite jete dhe dyfishi i një gjysmëshekulli krijimtarie. Mijëra e mijëra faqe të shkruara me dorë, të shtypura me makinë të thjeshtë shkrimi, dhe të hedhura në kompjuterin e ditëve tona, qindra e qindra analiza, diskutime, letërkëmbime, biseda, që mund t’i quash pa frikë-publicistikë, për nga idea dhe mesazhi që mbartin dhe përcjellin.Tregimi : “Dimri i Uris ka fituar çmim Nderi (Honour Prize), në Konkursin Letrar Ndërkombëtar të Maison Naaman pour la Culture, 2004-2005. Autori pranohet anëtar Nderi i Shoqatës Kulturore Naji Naaman.
Pergatit:Raimonda MOISIU
Author/FreelancerI
Ish-Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë
USA 🇺🇸 🇦🇱

Latest articles

Related articles