Kapen në Durrës 4 tutorët e prostitutave

Policia ka arrestuar shtetasit Banush Kanani, Xhuljano Kollçaku dhe Endri Zeqiri dhe 22 vjeçarja L.T, pasi përdoronin këtë të fundit për prostitucion.

Gjithashtu policia bën me dije se u sekuestruan 300 000 lekë, 200 euro, 5 celularë, një automjet dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Banush Kanani dhe Xhuljano Kollçaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion shtetasen L. T., duke i siguruar asaj klientë të ndryshëm dhe hotele në qytetet e Durrësit, Kavajës, Lushnjes dhe Fierit, kundrejt pagesave që varionin nga 80-150 euro.

Gjithashtu, këta shtetas siguronin automjetet me të cilat transportonin këtë shtetase dhe merrnin personat që kishte kontaktuar ajo, me qëllim ushtrimin e prostitucionit në ambiente të ndryshme në qytetet e sipërpërmendura.

Gjatë kontrollit fizik, shtetases L. T. iu gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të operacionit është arrestuar edhe shtetasi Endri Zeqiri, 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Latest articles

Related articles