Basha takim me demokratët dhe qytetarët në Gjirokastër: Ndryshimi është prioritet

Një bashkëbisedim i përzemërt me miq dhe kontributorë ndër vite të Partisë Demokratike në Gjirokastër. Jam mirënjohës për qëndresën e tyre të çmuar në këtë moment sprove që po kalon familja jonë politike. Falë tyre, Partia Demokratike ka mbetur siç ka lindur, për t’i shërbyer njërëzve dhe jo vetes.

Reflektimi i thellë përgjatë këtij një viti e gjysmë, na ka shenjuar të gjithë ne, dhe sot jemi syhapur e të vetëdijshëm për rrugën përpara nesh, e cila kalon nëpërmjet reformimit të së djathtës dhe mbylljes së hendekut të madh mes shoqërisë dhe politikës.

Ndryshimi i sistemit politik, i braktisur nga qytetarët në 14 maj, është prioritet që ne bashkëndajmë me shumicën dërrmuese të qytetarëve që nuk duan që gjërat të vazhdojnë kështu sic janë, nën hyqmin e një klase të vjetëruar politike, që është bërë mburojë e interesave të pak njerëzve, e jo të mirëqenies së përbashkët.

Parimet dhe vlerat që na bashkojnë janë busulla që na udhëheqë në luftën pakompromis ndaj korrupsionit dhe forcimit të partneritetin tonë me aleatët strategjikë të Shqipërisë, SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe. Ne kemi qëndruar fortë në mbrojtje të vlerave perëndimore, të qartë se ajo që nuk është e mirë për Shqipërinë, nuk mund të jetë e mirë për Partinë Demokratike.

Kjo qëndresë është edhe prova më e madhe e vendosmërisë tonë për të sjellë një ndryshim rrënjësor për vendin duke hapur garën politike përmes: listave të hapura, garantimit të integritetit të politikanëve përmes vetting-ut, ekuilibrimit të jetës institucionale përmes kufizimit të mandateve të kryeministrit, nxitjes së pjesëmarrjes në jetën e vendit, të atyre që punojnë e sakrifikojnë jashtë kufijëve tanë, përmes garantimit të votës së diasporës.

Latest articles

Related articles