SPAK identifikon gruan e video-skandalit, Safet Gjici rrezikon deri në 7 vite burg

spot_img
Advertisements

Është identifikuar nga SPAK gruaja që shfaqet në videon me Safet Gjicin. Ajo është 40-vjeçaria Alma.K, e cila rezulton të jetë nga qyteti i Beratit, por e martuar në Durrës me H.Ll. Ajo është lokalizuar dhe po meret në pyetje nga SPAK. ”Ora News” mëson se gruaja zotëron dhe një biznes këshillimi ndaj kompanive të treta në Tiranë.

Çështja ndaj kryebashkiakut të Kukësit, aktualisht ka nisur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, vepër penale kjo që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal dhe ka një marsh dënimi deri në 7 vite burgim.

Pritet që SPAK, të shoqërojë kryebashkiakun Safet Gjici, tashmë të shkarkuar me qëllim marjen e tij në pyetje. Ndërsa SPAK, po analizon situatën dhe ka shumë gjasa që ndaj tij të vendoset masa e sigurisë “arrest në burg”.

Latest articles

Related articles