Operacioni i SPAK me Francezët, si u zbulua grupi, 2.1 mil euro, e luksi me stilolaps Cartier

Ndër provat e Spak janë vëzhgimet e Franceze me Foto e Video të aktivitetit të Shqiptarëve atje, përgjimet telefonike si dhe transaksionet bankare. Në një episod rezulton se autoritetet Franceze kanë gjurmuar një kartë krediti e cila ka qenë e një Shqiptari që skishte rezidenc atje por nga karta e tij janë bërë blerje.
Hetimi i parë i skuadrës së përbashkët Franceze me Spak zbuloi se si kalohej kufiri pa kontroll duke ndikuar tek njohjet në polici, korruptimi i tyre apo edhe shmangia e doganës në Rinas, Durrës e Morinë.
WebLajm mëson se sendet me vlerë si syze, ora, parfume, veshje, bliheshin në Francë me karta krediti, para cash e më pas futeshin në Shqipëri. Si pjesë e hetimit në disa raste ka patur edhe sende të vjedhura.
Në disa prej episodeve të dokumentuara nga Spak rezulton se të përfshirët në këtë aktivitet kriminal ankoheshin se policët u kërkonin para për të shmangur kontrollet.
Ky grup sipas hetimeve përdorte edhe skemat e parave me fajde duke paguar deri në 10 % të borxhit tek shtetasi A.D.
Në hetim nga Spak është vënë edhe një kompani transporti në qytetin e Lezhës, administratori i të cilës është arrestuar dhe të premten do dal para gjykatës.1 (një) Aparat Fotografik;
9 Laptopë;
7 I-Pad;
3 Tablet;
28 Aparatë celularë;
2 kompjuter;
33 copë Bizhu;
2 monedha ari;
Sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme luksoze (DG, Louis Vuitton, Ray Ban, Giorgio Armani, Versace);
Sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi; Channel Blue; Armani “Si”, Louis Vuitton; etj;
1 stilolaps Cartier;
2 Stilograf;
Karta të ndryshme bankare;
Veshje të markave të ndryshme si Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga, si edhe Canta apo Këpucë të firmave prestigjoze;
Provat e sekuestruara në Francë
Autoritete Franceze të Drejtësisë kanë arrestuar 13 persona (në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore).
Gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet franceze janë sekuestruar:
215 569 Euro;
115 copë Bizhu të ndryshme;
50 orë dore të markave të ndryshme luksoze etj;

Latest articles

Related articles