Lita: Vlora Hyseni, “lojtarja kyçe” e Ramës që ka dosjet e politikës në Kosovë

Gazetari Lavdrim Lita ishte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku ka folur për zhvillimet e fundit politike mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas tij, Vlora Hyseni e cila është kreu i ri i SHISH është një “lojtare kyç” në politikën e Edi Ramës dhe ka shtuar se marrja e saj nga Kosova është e gjitha e parapërgatitur pasi ajo ka dijeni për të gjitha dosjet e të gjithë politikanëve.

“Rama është përgatitur për këtë situatë sepse këshilltaren e sigurisë që mori nga Kosova, ish-shefen e shërbimit të AKI-së dhe brenda gjashtë muajve e çoi në drejtorinë e SHISH-it, Vlora Hysenin e bëri sepse ajo grua di gjithçka.Ajo di për elitën politike të Kosovës për rrymat, për marrëveshjet që kanë të nëndheshme me Serbinë dhe për operacionet, unë mendoj se të gjithë këto mund të jenë të përfshira në Kosovë.

Ajo është marrë vetëm për këtë arsye që të luajë lojën me Kosovën, besoj se miratimi i Amerikës për emërimin e saj ka ndikimin e saj. Ajo ka çdo dosje për aktivitetin politik, publik dhe privat. Edhe politika e Kosovës tashmë bën shumë pak kritika ndaj Ramës”,-tha për Eruonews Albania gazetari Lavdrim Lita.

Latest articles

Related articles