Albin Kurti, nacionalkomunisti i fundit shqiptar – REDAKSIONALE

Në kohën e kryqëzatëve, Papa u bënte apel mbretërve të Europës për të çliruar Jerusalemin, ata pyesnin po Vatikani sa kalorës dhe ushtarë do çonte në luftë

Kur britanikët u kërkonin amerikanëve të fusnin marinsat në Serbi pas bombardimeve ndaj caqeve të Millosheviçit në qershorin e 1999, gjeneralët e Pentagonit, pyesnin se sa forca speciale SAS do të çonte Londra në luftë.

Kur kryeministri Albin Kurti i kërkon KFOR të lirojë e 3 policët e Kosovës të rrëmbyer nga Serbia, gjeneralët vendas e të huaj pyesin sa militantë të VV do marshojnë mbi Beograd.

Nuk bëhen llogaritë me dajakun e tjetrit. NATO nuk i çon ushtarët të vriten për zyrat e 2 antarëve të VV në veri të Mitrovicës.

Kryeministri Kurti ka dëshmuar një mendjelehtësi tipike të liderëve populistë.

Sovranokomunizmi i tij është patetik në kushtet e arkitekturës europiane të sigurisë.

Bashkëpunimi me SHBA është jetike për një komb të rrethuar me armiq dhe vende jo dadhamirëse. Çdo sipërmarrje nacionalkomuniste është e paracaktuar të dështojë në realpolitikë.

Latest articles

Related articles