Lamtumira e fundit per Silvio Berlusconin, i pranishëm edhe Rama! Merr pjesë në funeralin shtetëror në Milano

Italia I jep sot lamtumirën ish kryeministrit Silvio Berlusconit, i cili u nda nga jeta më 12 qershor. Në Milano do të zhvillohet funerali shtetëror në orën 15.00 në Piazza Duomo dhe do të drejtohet nga kryepeshkopi i qytetit Mario Delpini.

Në ceremoni pritet të marrin pjesë 10 mijë persona, ku të pranishëm do të jenë zyrtarë të lartë të shteteve, miq dhe të afërm si dhe qytetarët që do i japin ish kryeministrit lamtumirën e fundit.

I pranishëm në funeralin shtetëror të Berlusconit do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili është nisur drejt Milanos.

Piazza Duomo është rrethuar nga ora 10 e mëngjesit të sotëm (14 qershor) dhe do të ruhet nga forcat e rendit.

Ish-kryeministri italian dhe themeluesi i Mediaset, Silvio Berlusconi ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare dhe vuante prej kohësh nga leuçemia kronike mielomonocitare.

Latest articles

Related articles