Berisha “sekser” i Oligarkëve të Naftës, sulmon autoritetin e Konkurrencës për gjobat

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kreut të Autoritetetit të Konkurrencës, duke thënë se ai e ka asgjësuar këtë institucion.

Teksa i kujtoi deputetëve të PD-së se Denar Biba do raportojë në seancës e së enjtes në Kuvend dhe “nuk duhet ta kursejnë”, Berisha theksoi: “Mori postin se shpërblente Ramën, e ka vendin në burg për vjedhjet që ka bërë”.

Ai e ka bërë këtë akuzë fill pas gjobës së Autoritetit të konkurrencës për kompanite e naftes. Berisha është akuzuar se në kryesinë e tij ka 3 anëtarë të lidhur me bizneset e naftës dhe nuk ka folur kurrë për bordin e Oligarkëve të Karburanteve.

Latest articles

Related articles