Zgjedhja e kryetarit të PD do jetë disfata e parë politike e madhe për “Trekëndëshin e Bermudës”

Nga Sadri Kapiti

E gjithë politika e vjetër dhe korrupsioni politik, shtetëror e mediatik prej rreth 2 vitesh sulmojnë me të gjithë arsenalin e tyre PD-në dhe Lulzim Bashën me qëllim që të ruajnë status quonë, pra të pengojnë ndryshimin, luftimin e korrupsionit, integrimin dhe pastrimin e politikës, pra, duan moskryerjen e VETTING-ut politik.

Duhet patjetër që Shqipëria të ndahet nga tranzicioni, edhe për faktin se në këto 30 vite tranzicion kur Shteti shqiptar i Kosovës kishte dhe ka aq shumë nevojë për ndihmën e Shqipërisë, politika e Tiranës nuk i është gjetur pranë, por përkundrazi ajo si politikë e interesuar vetëm për pushtet dhe për intersa personale ajo i ka bërë dhe sidomos sot po i bën dëm te madh edhe Kosovës.

Partia Demokratike Shqiptare me 29 Korrik 2023 do zgjedhë kryetari e ri të saj pas doreheqjes së mëhershme të Bashës dhe pas zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023 edhe të Alibeajt.

closevolume_off
PD gjatë periudhës kohore që kur ishkryetari Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së për faktin se deputetin Berisha e shpallën “non grata” SHBA, menjëherë e vjetra politike e Partisë Demokratike iu përgjigj Berishës në organizimin e foltoreve kundër SHBA e kundër Bashës me qëllim për ta kapur PD-në dhe për ta përdorur atë si vegël politike për interesat e non gratës dhe të grupit rreth tij që e kishin marrë peng dhe kapur PD-në gjatë këtyre viteve tranzicion.

Që nga ajo kohë u përdorën të gjitha llojet e marifetet që Foltorja ta asgjësonte e ta gllabëronte Partinë Demokratike, dhe madje Foltoren në këtë qëllim të saj e ndihmuan dhe u rreshtua krah saj i gjithë llumi politik i politikës së vjetër, korrupsioni, oligarkia politiko-korruptive dhe mercenarizmi mediatik, pra u organizua gjatë kësaj kohe kundër PD-së e Bashës dhe kundër Elitës se Re Politike të PD-së i gjithë ai që Lulzim Basha e ka etiketuar sakt si “Trekëndëshi i Bermudës”.

Partia Demokratike,Elita e Re e saj e pastër, patriotike, e guximshme, proSHBA dhe proatlantike i sfidoi këto “grushte”, puce shteti e komplote antiPD, dhe falë kesaj rezistence PD-ja mbijetoi.

Nuk po përmend faktet dhe ngjarjet , presionet,komplotet e shantazhet antiPD të aleancës Foltore-Rilindje-LSI sepse tashmë ato dihen dhe unë vazhdimisht ashtu si dhe të tjerët i kemi shkruar e publikuar, por tashmë ajo e cila ia grisi përfundimisht maskën “Trekëndëshit të Bermudës” janë zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, pasi pjesmarrja e ulët në votime si mohim për politikën e vjetër që solli humbjen katastrofike e aleancës Foltore -LSI, si dhe fakti tjetër se rinia në takime fton Bashën, kjo e tmerroi politikën e vjetër sepse rikthimin e Bashës ata e shohin si kërcënim, pasi me Bashën dhe me Elitën e Re Politike, me zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së do forcohet shumë fort dhe shumë shpejt PD-ja, alternativa e së saj do vijë në pushtet.

Dhe përpjekja e fundit për zvarritjen e zgjedhjes së kryetarit, si dhe përpjekja e të gjithë politikës së vjetër dhe të instrumenteve të saj për të penguar me cdo kusht kandidimin e Bashës për kryetar të PD-së, këto ishin orvatjet dëshpëruese të fundit antiPD,dhe them se Zgjedhja e kryetarit të PD do jetë disfata e parë madhe e “Trekëndëshit të Bermudës”

Latest articles

Related articles