Zbulohen 14 marrëveshjet e përbashkëta që firmosen nesër nga Rama- Kurti


Këtë të mërkurë, në Gjakovë qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të ulën në tavolinë për të dakortësuar bashkpunimin në disa fusha të reja. 14 marrveshje priten të firmosen nga kabinetet qeveritare të të dyja vendeve respektive, dukë përfshirë fushën e drejtësisë, arsimit të lartë dhe shkencor, marrveshje në fushën shëndetësore, atë doganore si dhe në fushën artistike. Sipas draft marrveshjes që Report Tv ka siguruar, pika e parë nis më Memorandum mirëkuptimi për parandalimin e eksremizimit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit.

Në takim, do të ketë një deklaratë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Një marrëveshje do të firmoset për bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë jo shtazor. Sipas draftit, një marrveshje pritet të nënshkruhet për fushën fitosanitare. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, e cila I referohet ndarjes së bursave. Një tjeter marrveshje parashikohet për realizimin e Olimpiadës së Përbashkët në lëndën e Gjuhës Shqipe, për Klasat e 9-a, në arsimin parauniversitar.

Drafti parashikon marrëveshje për shkëmbimin e përvojave lidhur me pjesëmarrjen në vlerësimet ndërkombëtare të nxënësve dhe zhvillimin profesional të mësuesve, si dhe Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit.

Latest articles

Related articles