Gaz Bardhi: Nuk do nxitohem në veprime. Kam treguar përgjegjshmërinë e duhur për situatën

Zgjedhjet për kryetarin e ri e kanë futur Partinë Demokratike në një tjetër rrugë tjetër që po sjell debate të re mes kolegjit të kryetarëve, kryesisë, anëtarëve dhe disa deputetëve të partisë. Sekretari i Përgjithshëm i partisë, njëherazi edhe kreu i Grupit, Gazment Bardhi ka folur për Report Tv mbi këtë proces që Kryesia e Partisë i hapi rrugë më 10 qershor.

Në një intervistë për Report Tv, Bardhi thotë se i shqetësuar për thellimin e përçarjes brenda PD-së.

“Unë jam i shqetësuar për thellimin e përçarjes brenda PD-së, që do ta dobësonte, jam, i shqetësuar për legjitimitetin e kryetarit të ri të PD nga një proces që ka pikëpyetjet e veta, së treti do ishte vrastare, futja e PD në një tjetër ngërç që vë në pikëpyetje legjitimitetin e institucionit. Ky ngërç i krijuar gjatë një viti ka qenë arsyeja pse PD është në kushtet që është. Demokratëve duhet t’iu japim institucione që kanë legjitimit të plotë dhe kanë autoritet të plotë për ta drejtuar PD drejt betejave të ardhshme elektorale.”, thotë Bardhi

Por cilat janë hapat që paralajmëron Bardhi, në kushtet kur kryesia e PD duket e vendosur për ta çuar para këtë proces?

“Do ndjek hapat që parashikon statuti i partisë do bëj gjithçka që statuti të jetë udhëheqësi i vetëm i çdo procesi të brendshëm përfshirë edhe zgjedhjen e kryetarit. Jam duke vlerësuar se cilin hap duhet të hedh. Nuk do nxitohem në veprime. Kam treguar përgjegjshmërinë e duhur për situatën në të cilën ndodhet PD dhe apeloj cilindo të tregohet i përgjegjshëm” – shprehet Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ndalet edhe te procesi i bashkimit, kur thotë se nuk bëhet fjalë për një proces mekanik të bashkimit në PD.

Latest articles

Related articles