E PRECEDENTË | Rama anulon mbledhjen me qeverinë e Kosovës: Nuk ramë dakord me Kurtin

Teksa pritej që ditën e nesërme të mbahej një mbledhje mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, mediat kosovare bënë të ditur se mbledhja ishte anuluar.

Kryeminsitri Edi Rama në një komunikatë për media deklaroi se nuk kishte patur një dakordësi me kryeminsitrin Kurti për ndryshimin e formatit të mbledhjes.

“Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Pasi kam folur me Borrellin, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të folur pikërisht për këtë situatë që po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme. Nuk kemi pasur dakordësi me Kurtin për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet normalisht dhe veç të diskutojm me të,” tha ai.

Latest articles

Related articles