“Po gjeni alibi për humbjen!”/ Gazetari ‘përplaset’ ashpër me Bylykbashin: Është shokuese historia e…

Oerd Bylykbashi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për zgjedhjet lokale të cilat grupimi Berisha në PD i konsideron të manipuluara dhe nuk i njeh.

Gjatë emisionit ka patur një debat mes deputetit dhe gazetarit Andi Tela, i cili i quajti provat që po prodhon çdo ditë Berisha, si alibi për humbjen.

Pjesë nga biseda në studio:

Andi Tela: Është shokuese historia e Rrogozhinës. Atje, diferencën e prodhoi kutia e burgut, ku rezultati ishte 92-12 për PS. Babai i kandidatit punonte në burg, daja i kandidatit punonte në burg. Arsyetimi i avokatëve të PD, u rrëzua me votën e Ilir Rusmajlit, të aprovuar në KAS nga PD. Pra këtu rezultati kaloi në krahun e kundërt, është manipuluar dhe ndikuar, por KAS nuk e pranoi.n Fabula që në 6 mijë vota diferencë në Elbasan, shohim disa pamje që operatori i thotë një plake ku të shtypë butonin, apo pamje nga Kamza, që shohim dy javë pas përfundimit të zgjedhjeve, me alibinë se humbja u prodhua duke parë këto pamje, nuk qëndorn. Ju po gjeni alibinë për humbjen. Kjo është një histori e parë.

Oerd Bylykbashi: Historia e Kamzën dhe Elbasanit del njësoj si e Rrogozhinës. Atje u desh vetëm një kuti që të përmbyste të gjithën. Mundt ë shpallej e pavlefshme dhe të shpalleshin zgjedhje ne Rrogozhinë.

Andi Tela: Humbja dhe cfarë do të bëni mbrapa?

Oerd Bylykbashi: Po nuk kuptuam se çfarë ka ndodhur, kjo histori përsëritet.

Andi Tela: Kjo histori do të kishte vlerë nëse do të kishim marrë 17, 20, 31 bashki. Por me 7 bashki periferike të Shqipërisë, me rezultat të ngushtë edhe në këto, diskutimi për vjedhje votash sfumohet dhe kthehet në alibi.

Latest articles

Related articles