Ndarja nga jeta e Berlusconit, reagon Basha: Forcoi marrëdhëniet historike Shqipëri-Itali

Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Berlusconit, duke e quajtur si politikan novator dhe sipërmarrës brilant që modernizoi politikën italiane.

Postimi i plotë i Bashës:

Thellësisht i pikëlluar për vdekjen e Silvio Berlusconit, një politikani novator dhe një sipërmarrës gjenial, i cili modernizoi të djathtën italiane dhe e udhëhoqi me largpamësi në një periudhë transformimi të madh.
Falë edhe kontributit të tij, Shqipëria dhe Italia kanë forcuar lidhjet e tyre historike duke hedhur themelet e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, veçanërisht në momentet tona më të vështira, kur mbështetja e tij dhe e qeverive të tij nuk ka munguar asnjëherë në rrugëtimin tonë në euroatlantik.
Ngushëllimet e mia më të thella familjes së tij, Forza Italia dhe popullit italian për humbjen e një prej shtetarëve më të rëndësishëm të kohës sonë. U prehtë ne paqe!

Latest articles

Related articles