32 vite PS, Rama: Forca politike e vetmja e cila votohet më shumë nga gratë sesa nga burrat

Partia Socialiste e Shqipërisë do të festojë këtë të hënë 32 vjetorin e krijimit të saj. Postimin e mëngjesit, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama e ka nisur me një urim. Në mesazhin e tij, Rama thekson se PS-ja nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar, duke qenë njëkohësisht e vetmja forcë politike shqiptare e cila votohet më shumë nga gratë se sa nga burrat

“MIRËMËNGJES dhe me flamurin e forcës së vetme politike shqiptare, që në asnjë rast apo çast qysh prej krijimit të saj, nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar, duke qenë njëkohësisht e vetmja forcë politike shqiptare e cila votohet më shumë nga gratë se sa nga burrat, i uroj çdo anëtari e anëtareje të familjes sonë të madhe, gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste, si edhe të gjithëve ju një ditë sa më të mbarë”,-shkruan Rama.

Kryetarët e Asambleve të PS të 61 bashkive, deputetët, kryetarët e bashkive që fituan me 14 maj, delegatët e Kongresit, kryetarët e PS të të gjitha Njësive Administrative në vend si dhe njerëz me kontribute janë ftuar në Pallatin e Kongreseve. Përvjetori do të kulmojë në orën 18.30 me fjalën e kryetarit të PSSH Edi Rama. Pastaj do të vijojë me aktivitete të tjera.

Latest articles

Related articles