Sofja i kërkoi Greqisë të patrullojë qiellin bullgar

Bullgaria i kërkoi Greqisë aeroplanë për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore në kuadër të programit “NATO air policiing”, shkruan gazeta “Kathimerini”. Forcat ajrore greke, së bashku me forcat ajrore italiane, tashmë kryejnë misione të ngjashme mbi Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ministria bullgare e Mbrojtjes saktësoi se patrullimi është i mundur me vendimet e miratuara për të garantuar sigurinë në krahun lindor të NATO-së për një periudhë të caktuar shtesë. Forcat Ajrore Bullgare do të vazhdojnë të përmbushin angazhimet e tyre kombëtare për të qenë në detyrë në Sistemin e Integruar të Mbrojtjes Ajrore dhe Raketore të NATO-së NATINAMDS dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore kombëtare dhe aleate. Nëse është e nevojshme, detyrat do të kryhen me avionë grekë nga aeroportet greke, saktësoi ministria.

Latest articles

Related articles