Manchester City ka shkruar histori të futbollit evropian. Për herë të parë në histori, City e ka fituar Ligën e Kampionëve. Në finale të Championsit, City fitoi me shumë mund ndaj Interit, me rezultatin 1-0.
fbl-eur-c1-man_city-inter
LIVE MANÇESTER SITI-INTER 1-0
68′ Rodri
NGJARJET KRYESORE
90’+3’ Edhe Ederson ndëshkohet me të verdhë për vonesa loje.
90’+3′ barela nga jashtë zonës nuk ka shënjestrën për të gjuajtur në portë.
90’+2’ Karton i verdhë për Onana dhe Haland të cilët po ngacmonin njëri-tjetrin në një rivënie fundore.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
90’ Sulmuesi belg tenton vetë me një tjetër diagonale para Ederson, pa gjetur katërkëndorin.
88’ Mundësia e artë e Interit për barazimin, Gosens pason topin për Lukakun i cili gjuan por ndalet nga Ederson.
84’ D’Ambrosio dhe Mkhitarjan hyjnë në fushë e lojës në vend të Darmian dhe Çallhanollu.
82’ Lukaku ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në sulm.
82’ Stouns i dëmtuar i lë vendin Uoker te Siti.
80’ Barela tenton vetë nga distanca, sfera kalon mbi traversë pa shqetësuar Ederson.
77’ Foden niset i vetëm në qendër, por gjuajtja e tij ndalet para Onana i cili shmang golin e dytë.
74’ Inzagi bën zëvendësim të dyfishtë duke larguar Bastoni e Dumfris, për të aktivizuar Gosens e Bellanova.
72’ Lukaku provon vetë me një gjuajtje nga e djathta, Ederson pret në dy kohë.
71’ TRAVERSË! Zikaltrit i afrohen shpejt barazimit kur pas një topi në zonë Dimarko gjuan me kokë por godet traversën e me tentativën e dytë, gjen Lukakun i cili ndalon topin që po shkonte drejt portës.
68’ GOOOL MANÇESTER SITI! Aksion i gjatë i anglezëve me qarkullimin e topit pranë zonës, sfera shkon te Rodri i cili gjuan dhe gjen rrjetën.