Gjenerali amerikan për situatën në Veri të Kosovës

Shef i Byrosë së Gardës kombëtare dhe anëtar i Shefave të Shtabit të përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Gjenerali amerikan Daniel Hokanson, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se përpjekjet për të devijuar nga paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është diçka për të cilën të gjithë duhet të shqetësohen.

“Në fakt, ne duam të fokusohemi në paqe dhe stabilitet në rajon në mënyrë që qytetarët të ecin përpara dhe vendet të mund të përparojnë. Dhe çdo gjë që shmanget nga kjo, është diçka për të cilën të gjithë duhet të shqetësohemi”, ka thënë Hokanson për Zërin e Amerikës.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë për të dërguar kryetarët e sapozgjedhur në ndërtesat komunale nën asistencën e Policisë, gjenerali amerikan, ka bërë të ditur se SHBA-të janë shumë të shqetësuar për dhunën që ka ngjarë në këtë pjesë të vendi.

Hokanson ka shprehur bindjen se Kosova dhe Serbia po bisedojnë për të shtensionuar situatën në Veri të Kosovës, meqë kjo është dëshmuar edhe me pakësimin e dhunës në terren.

“Natyrisht, përparësia jonë është paqja dhe stabiliteti në rajon dhe nga të gjitha të dhënat dukës se gjithçka është duke u normalizuar. Di që ka dialog të vazhdueshëm, Mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit të jenë transparentë në bisedat e tyre”, ka shtuar ai.

Latest articles

Related articles