Deputeti “qylit” nuk ka asnjë kritikë për Sali Berishën


Deputeti i “qylit” Tomi Alizoti shpreh se situata në PD, mungesa e alternativës nga opozita dhe përdorja e administratës nga pushteti si armatë për qëllimet vetjake e përdorimi i parave të krimit, kanë sjellë rezultatin në zgjedhjet e 14 majit. Ai nuk njeh asnjë përgjegjësi të Sali Berishës, as u kërkon dorëheqjen. Qylaxhiu pret 2025. Ta marrë qyl.

Nisida Tufa: Mbështesni sprapsjen e Berishës?

Tomor Alizoti: Mbështes çdo opozitar që ka një aksion politik për të kundërshtuar pushtetin. Berisha ka ende aksion politik. Berisha duke i pasur të gjithë kundër solli një rezultat që gjithsesi nuk ishte i mjaftueshëm. Pra ai ka aksion politike por jo mjaftueshëm. Opozita sot me ato vota që ka që janë të alokuara tek Berisha, janë një bazë e madhe opozitare. Ky grupim është aksioni më i madh i opozitës shqiptare

Alizoti ka folur edhe në lidhje me situatën në PD dhe rikthimin në skenën politike të ish- kreut të PD Lulzim Basha.

Ai u shpreh se një akt i tillë nuk ka logjikë politike, por se shtoi se beson që me “mënyra hileqare” ai do të arrijë të jetë sërish në krye të PD.

Latest articles

Related articles