Nuk mjafton të kesh të drejtë! Duhet që të japin të drejtë!

Kur në elitën xhonturke diskutohej fshehurazi për pavarësinë e Kombeve brenda Perandorisë turke kishte studentë dhe zyrtarë me origjinë shqiptare, armene, kurde, etj.

Austria, Britania, Rumania, Italia, etj., i dhanë të drejtë Shqipërisë të jetë e Pamvarme. Armenia u la me gjak. Kurdët, milionat banorë nuk fituan vetvendosjen. Shqipërisë i dhanë të drejtën.

Kur trupat serbe masakruan shqiptarët NATO bombardoi Serbinë. Shqiptarëve iu dha e drejta. Boshnjakëve e të tjerëve nuk iu dha për vite në Masakra. Kosovës iu njoh Pavarësia, jo vett pse kishte të drejtë, por sepse iu njoh e drejta. Edhe në Gjykatë ndërkombëtare.

Edhe në veri të Mitrovicës iu njoh e drejta nga SHBA, BE dhe MB, por jo se kishte të drejtë të provokonte popullsinë serbe sa do në paligjshmëri.

Opozita e Lulzim Bashës kishte të drejtë të digjte mandatet në një parlament që dhunonte opozitën. I dogji.
Opozita kishte të drejtë që bojkotoi zgjedhjet vendore.
Nuk ia njohën të drejtën në 2019. KM Edi Rama fitoi 60 mandate, për rrjedhojë edhe 2021. Por jo se kishte të dfejtë.

“Opozita e vërtetë” e SB-IM ka të drejtë për tjetërsimin e votës së lirë. Bota nuk ia njeh të drejtën Sali Berishës. Nuk ia njeh as Ikir Metës. Nuk ia pranon të drejtën e tyre, as në shqip e as në anglisht.

Pra, të kesh të drejtë është një arsye që të mos kesh sukses!

Latest articles

Related articles