Çollaku: Ka mungesë te thellë reflektimi nga ajo ka ndodhi në 14 maj, po kërkohet bashkim duke denigruar figura të PD

Deputeti i PD, Kreshnik Collaku ka komentuar zhvllimet e fundit në PD, ai shprehet se ka respektuar gjithmonë vendimet e kryesisë. Çollaku shkruan se rruga e bashkimit nuk arrihet përme përjashtimit të Bashës dhe Alibeajt.

Ky reagimi vjen pasi Berisha u shpreh pro bashkimit por duke përjashtuar nga procesi Bashën dhe Alibeajn.

Postimi i plotë

Une kam kerkuar cdo dite dhe kam bere cdo perpjekje per bashkimin e demokrateve.
Une kam respektuar vendimin e kryesise se PD dhe jam angazhuar sa kam mundur ne fushaten e 14 maj ne Tirane.
Gjithashtu ne 14 maj kam mbeshtetur kandidatin e primareve ne Klos te Qarkut Diber,pa asnje rezerve.

Kam mirpritur idene e nje bashkebisedimi me te gjithe deputetet e dale nga zgjedhjet e 2021 per te eksploruar cdo mundesi bashkimi.

Por nese cmimi per bashkim vendoset ai i denigrimit apo lincimit te dy deputeteve kolege,njeri ish drejtues i partise e tjetri ish drejtues i grupit..,une nuk jam i gatshem ta paguaj kete cmim (edhe pse ndaj te dyve nuk kam asnje detyrim njerezor apo politik)
Nje kerkese e tille eshte thjesht e padrejte dhe e pandershme as nga ana njerezore as nga ana politike.
Dhe me e renda eshte se refletkon mungese te thelle reflektimi nga ajo cka ndodhi ne 14 maj.

Persa me takon,i vetmi cmim qe jam i gatshem te paguaj eshte ai i bindjeve dhe parimeve te mija.

Latest articles

Related articles