Lita: Në partinë e madhërishme të Berishës nuk flitet për asgjë, shyqyr kemi debat te PD e Bashës

Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në emisioin Now në Euronews është shprehur se deputetët që kanë punuar në fushatë për PD nuk meritojnë fjalët e rënda që u thanë jashtë mbledhjes, pasi sipas tij, debati real ishte për 9 orë në kryesi, ku u fol edhe për analiza dhe përformancën e deputetëve dhe lidershipit në fushatën e 14 majit, ku disa punuan, disa hëngrën kokoshka dhe disa të tjerë refuzuan edhe foto me Roland Bejkon, kandidat i PD për Tiranën. Këto janë gjera të çudishme që kanë ndodhur dhe këtu duhej analiza në kryesi. Por këto janë debate të brendshme të PD dhe shyqyr që po flasim për debate në PD për 9 orë, se tek ajo Partia e Sali Berishës, e madhe, e madhërishme nuk diskutohet për asgjë, edhe pse kanë humbur 53 bashki, humbjen më të madhe në 30 vite të opozitës. Nga ana e maxhorancës ka tur falenderimi, që nuk kuptohet për çfarë, kur gjërat po shkojnë më keq.

 

Latest articles

Related articles