Mbledhja e e Kryesisë së PD, flet Roland Bejko

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar ditën e djeshme, PD mbledh sot Kryesinë.

Ish-kandidati për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e “14 Majit”, Roland Bejko i ftuar në “Newsline” u shpreh se kryetari nuk do të zgjidhet sot, por sot do të vendosen modalitetet për riorganizimin e PD.

“Kryetari nuk zgjidhet sot. Sot do të vendoset modalitetet për fillimin e riorganizimit të PD dhe 21 ditë që nga dita që kanë m baruar zgjedhjet janë shumë, ky organizim duhet të kishte nisur me kohë.

Tani besoj se do të gjendet modalitetet dhe një orë e më parë duhet të bëhet organizimi i partisë” tha Bejko.

Në përfundimin e mbledhjet se Grupit Parlamentar ditën e djeshme, në një nga pikat thuaj se në 15 korrik duhet të zgjidhet kryetari i ri.

Bejko tha se çdo propozim do të merret në shqyrtim nga kryesia.

“Çdo propozim që ka ardhur do të merret në shqyrtim nga kryesia. Dy takimet e mëparshme kanë qenë forume konsultative, jo me fuqi ekzekutive.

Do shohim çfarë do të ndodhë në mbledhjen e kryesisë. Personalisht jam që të bëhet se ma parë. Të zgjidhet kryetari me parimin një anëtar një votë” tha ai.

Bardhi tha ditën e djeshme se është gati të ulet në tavolinë edhe me Berishën, e për këtë Bejko tha se ai dhe shumë të tjerë si ai në PD refuzojnë të bëjnë të njëjtën gjë si Bardhi, pasi Berisha dhe statusi i tij ishte arsyeja se pse ata u ndanë.

“Unë nuk mund të flas për atë që ka thënë Bardhi. Mund të deklaroj që Roland Bejko dhe shumë si Bejko në PD përjashtojnë çdolloj negociate me Berishën, pasi statusi që ai ka qenë arsye qe ne jemi ndarë. Ne jemi duke projektuar themelimin e të djathtës së re, me logon e vjetër.

E pafalshme që në parashkrimin e pikave që kishte bërë grupi parlamentar i PD, në fund ishte një klauzolë ku thuhej në rast se do të ketë një vendim ndryshe nga ky, nuk do të zbatohet.

PD ka nevojë të rikonstruktohet dhe të bëhet një alternativë për qeverisjen në zgjedhjet e vitit 2025” u shpreh Bejko.

Në lidhje me faktin se Basha ka dalë në skenë si kandidat për të rimarrë drejtimin e PD, Bejko tha se bën mirë të dalë dhe është një alternativë për të marrë drejtimin e PD.

“Shumë mirë, si Basha të dalin dhe kandidatura të tjerë. Ai është një alternativë për të marrë drejtimin e PD, statuti nuk e ndalon, statuti ndalon “non gratat” dhe ata që kanë probleme me drejtësinë” tha Bejko.

Në fund Bejko u shpreh se nëse Basha do të merrte drejtimin e PD dhe do të bashkëpunonte me Berishën, në pamundësi për të larguar Bashën do të largohej vetë nga PD. Në fund ai njoftoi se nuk do të kandidojë për kryetar, por do të jetë aty në riorganizimin e PD.

“Nëse kjo ndodh, unë do të largohem nga grupimi ku bënë pjesë zoti Basha. Do ta bëjë këtë në pamundësi për të larguar Bashën, nëse do kisha mundësi ta bëja do të largoja atë.

Nuk do të jem kandidat për kryetar” përfundoi Bejko.

Latest articles

Related articles